Ishte koha kur luheshin shumë miqësore, veçse ato nuk ishin kaq të parëndësishme sa sot. Në atë epokë, Edson Arantes do Nashimento, shkurt Pele, shënoi 1279 gola në 1363 ndeshje, me një ritëm të jashtëzakonshëm që besohet se e ka pasur vetëm braziliani tjetër, Fridenrajh (Friedenreich 1892-1969) besohet se arriti në 1329 gola, që do të ishte rekordi botëror, por që mbetet i padokumentuar, ndaj edhe në Librin Ginis (Guinness) është Peleja.
Në ditët e sotme është Kristiano Ronaldo (si dhe Lionel Mesi) që synojnë rekordin e golave, dhe portugezi arriti në 750 pasi realizoi në Champions për Juventusin. Janë të gjithë gola në ndeshje zyrtare, nga të cilat ka luajtur 1 064. Vetë Pele ka 757 gola në ndeshjet zyrtare në 812 ndeshje, me një mesatare të jashtëzakonshme prej 0.93 golash për ndeshje ndaj 0.72 të Kristianos. Romario ka 772 gola në 994 ndeshje, ndërsa rekordmeni botëror është Jozef Bican i cili ka 805 gola të dokumentuar në 530 ndeshje të dokumentuara, por besohet se janë më shumë, si rrjetat, ashtu edhe golat. Pasi Ronaldo shënoi në Champions ndaj Dinamos së Kievit, reagoi duke thënë se “objektivi i radhës është shifra 800!”
Sfidanti.al