Peshëngritje, Samoel Rrasa shpallet nënkampion bote

Në Kampionatin Botëror për të Rinj që po zhvillohet në Egjipt, talenti kuqezi Samoel Rrasa është shpallur nën-kampion bote, duke arritur një rezultat të jashtëzakonshëm. Në peshën 65 kg, 18-vjeçari siguroi vendin e dytë në shkëputje me 134 kg, ndërsa në dygarësh me total 290 kg u rendit në vendin e 4-t, duke konfirmuar potencialin dhe nivelin e lartë të tij. Enkileda Carja, do të garojë nesër në orën 10:00 (me orën shqiptare), në baterinë B, në kategorinë 69 kg peshë trupore.

sfidanti.al