Edhe pse e kemi parë mbrasht diellin e futbollit, sepse na e ka ënda të shkojmë në tokën e të mëdhenjëve , sidomos kur punët nuk na shkojnë mirë. Edhe pse Sukajn, sulmuesin e Partizanit kemi kohë që nuk e kishim dëgjuar, ngaqë stafi Italian i kishte sjellur “ushqimet me vete” për sulmin, fill pas ndeshjes me Teutën, shkodrani , një nga heronjtë e golave, ka bërë një koment galaktik duke kapërcyer orbitën e lejuar: “ Edhe Reali i Madridit në ndeshjet e para ka bërë paraqitje skenadaloze duke humbur, por prapë arriti të kthehej. Shpresoj që të kemi të njëjtin fat…” Është në zakonin tonë që ta pëdhjesim modestinë dhe të ngjisim malin më të lartë, Everestin e futbollit, atë që ekipet e tjera në vendet fqinje as nuk guxojnë ta shohin dhe jo më të krahasohen. Sukaj, djaloshi që ka më shumë talent kur luan me top sesa kur flet para një mikrofoni, do të kishte bërë një vjedhje të butë nga kampionati spanjoll, nëse s’do ta kishte zgjedhur Realin, por të gjente Alaveshin e ish-trajnerit tonë të Kombëtares, De Biazi. Alaveshi ishte në fund të tabelës i rrethuar nga humbje e zhgenjime dhe me Xhanin provoi shijen e harruar të fitores..
Me të drejtë, dikush mund të thotë se Partizani, fitoren nuk e arriti me trajner të ri, por me Juliano.. italianin! Këtë herë edhe Partizani kishte një trajner tjetër, edhe pse me të njëjtin emër, me një ndryshim tën madh në lukun e shijeve : “ Kam gabuar me Çanin në sulm, që besova aq shumë”. Sapo erdhi goli dhe fitorja, u harrua çfarë ishte thënë për Çanin në katër javët e para.I madhi Moxhi, për të cilin thuhej se i njeh futbollistët edhe me sy mbyllur e jo më të t’i shoh me ata sytë grabitqarë, një ditë zemërimi kishte thënë: “ Duroni o shqiptarë të paduruar se Edgar Çani është më i mirë sesa Ekuban..”. Tani na doli krejt ndryshe, pasi paska qënë përrallë krahasimi me Ekubanin sa të harronim edhe Xhevairin…
Sfidanti.al