Kili s’dorëzohet; do denoncojë në FIFA … 1-1 mes Kolumbisë e Perusë

Barazimi 1-1 mes Perusë dhe Kolumbisë që la jashtë botërorit Kilin është bërë objekt polemikash në Amerikën Latine pasi dyshohet si e dakordësuar. Historitë  u pasuruan me  deklaratën e Renato Tapias i cili shpjegoi se Falkao, që u kap edhe nga telekamerat, iu afrua lojtarëve peruanë për t’u thënë se barazimi kualifikonte si Perunë ashtu edhe Kolumbinë, dhe e gjithë kjo ndodhi në momentin kur Kili ishte në disavantazhin 0-2 ndaj Brazilit.

Në një situatë të tillë drejtuesit e Federatës Kiliane të Futbollit janë gati t’i drejtohen FIFA për të denoncuar  rezultatin e sfidës mes Perusë dhe Kolumbisë. Dhe ndërsa pritet një vendim i mundshëm i qeverisë së futbollit botëror për këtë cështje, te Kili po mendohet për të ardhmen. Trajneri Pici ka dhënë dorëheqjen dhe duhet gjetur patjetër një zëvendësues dhe sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’, emri që po përmendet më shumë në vendin amerikano latin është ai i Manuel Pelegrinit, ish trajnerit të Mançester Sitit, që aktualisht është në stolin e Hebei Fortune në Kinë.

Sfidanti.al