Reali i Madridit, gjatë verës së ardhshme, do të përpiqet me të gjitha forcat që të sigurojë shërbimet e golashënuesit të Totenhemit, Hari Kein, që, aktualisht, ndodhet në një formë të shkëlqyer, por, megjithatë, pengesat që do të duhet të kapërcejë klubi “mbretëror” që të arrijë deri te ky golashënuesi “pjellor”, do të jenë të mëdha.
Sidoqoftë, Fiorentino Perez, presidenti i Realit, ka një plan: ai do të mund t’i ofronte Totenhemit një nga lojtarët e tij yll plus shumën përkatëse që ta sjellë sulmuesin e jashtëzakonshëm anglez në “Santiago Bernabe”. Ka mundësi që “paketa” e blerjes të zgjerohet më shumë edhe me futbollistin tjetër, po ashtu, në formë mjaft të mirë, mesfushorin ofensiv Dele Ali, ndërsa Reali, nga ana tjetër, sikure thuhet, është gati që të vejë në dispozicion, madje, edhe Luka Modriçin, Garet Bejlin dhe Karim Benzeman.
Sfidanti.al