Futbollisti xanxar anglez, Xhon Barton, pjesëtar i Barnlit, ka dyshime lidhur me golat që Lionel Mesi shënoi në ndeshjen kualifikuese të fundit të Argjentinës që kjo e fundit e fitoi 3-1, me tre gola të shënuar nga ky sulmues argjentinas, ndaj Ekuadorit në fushën e këtij të fundit, duke kapur, kështu, “trenin” e fundit për në Botërorin e Rusisë.
“Mengjesin e nesërm të ndeshjes, i pashë edhe një herë tjetër golat e Mesit dhe konstatova se diçka nuk shkonte me lëvizjet e lojtarit me nr.23 të Ekuadorit!”, shkroi në profilin e tij në një nga rrjetët socialë Bartoni. Fjala është për mbrojtësin 22-vjeçar ekuadorian, Dario Aimar, që, si për rastësi, luan me Barcelonën homologe të Ekuadorit. Në rastin e golit të parë të Mesit, ai pothuajse nuk reagoi, duke mos u përpjekur që ta ndiqte Mesin deri në fund, para se ai të shënonte gol, ndërkohë që, në rastin e golit të tretë të sulmuesit argjentinas, po ky lojtar me nr.23 bëri një “gabim” që e lejoi topin të shkonte te Mesi që, nga ana e tij, shënoi me mjeshtëri të madhe dhe, kështu, Argjentina, më në fund, siguroi Kupën e Botës Rusi 2018.
Sfidanti.al