As nuk vihet në dyshim, madje nuk mund të vësh bast një qindarkë për atë që duket si dielli në mes ditës se futbolli i folur është është bërë loja jonë biologjike, ndaj ajo që ngjet në fushë s’mund të ngjitet dot në lartësinë e përrallës që sajojmë. Kjo është arsyeja, kur falenderojmë Zotin që erdhi momenti i ndeshjes Partizani-Kukësi , me shpresën e madhe dhe të përhershme se fjalët do t’ia lënë vendin veprave, me ndihmën e të cilave do të mësojmë se cili ekip është më i zoti kur kanë një top mes tyre për të larë hesapet. Fjalët e fundit tek Partizani , një lloj amaneti para se futbollistët të dalin në fushë, paskan qënë pak a shumw: “ Doni ta meritoni pagëzimin “demat”? Shkoni e fitoni ndaj Kukësit dhe bëjini ta provojnë humbjen e parë me shije të ..kuqe”. Në anën tjetër, atje ku thuhej se ishin përgatitur për të hapur shampanjë edhe në rast barazimi me rivalët, ka ndryshuar rrwnjwsisht bursa e rezultatit: “ Ne sigurisht që luajmë për të mos u mundur, – ka thënë me shpoti presidenti Gjici- por kjo ndeshje shijohet vetëm me fitore, dhe jo që t’i bëjmë nder Skënderbeut që në këtë rast po “gjurmon çiftin”..
Partizani i Starovës apo Kukësi i Gjokës, cili do të dalë me kokën lart nga ndeshja më përfolur e kampionatit? Në një garë që sundon frika mosbesimit, sapo shfaqet një arbitër i huaj, qoftë gjerman apo Italian, na mbushet mëndja se është më shumë përballje trajnerësh, sesa sfidë presidentësh. Dihet dhe nuk do shumë shkencë se pushteti i tyre është diktues tek arbitrat tanë. Dhe po të kthejmë kokën nga e kaluara, ndeshjet delikate, të orkestruara nga arbitri i huaj, për shkak të frikës ,apo edhe tw një inferioriteti patologjik ndaj tyre, futbollistët çlirohen nga keqbërja e “djallit të komanduar”, por nuk shpëtojnëdot nga frika tjetër, ajo që u lidh këmbët… humbja e ndeshjes. Atë që e kemi lexuar aq shpesh, jo në fundin e filxhanit të ndeshjes, por në pamjen e fytyrës së dy trajnerëve të “dënuar” në emër të titullit, Starovës dhe Gjokës. Madje, ky i fundit, do të kishte plasur sikur mos të kishte thënë frazën e sinqertë dhe tejet shqiptare për banorët e stolit : “ Po na dridhen këmbët…”
Sfidanti.al