Tom Brady dhe Giselle Bündchen ishin yjet më të shndritshëm të Met Gala në New York. Quarterback-u i Neë England Patriots dhe modelja braziliane tërhoqën vëmendjen e të gjithë mediave të pranishme në këtë eveniment për mënyrën sesi silleshin në publik duke mos i fshehur aspak ndjenjat për njëri-tjetrin. Por detaji që ra më shumë në sy, ishte veprimi i 39 vjecarit teksa vendosi dorën në trupin e bashkëshortes së tij, një gjest që u bë objekt i fotografive dhe komenteve që u pritën me humor nga dy protagonistët. Një episod ky që tregon momentin e shkëqyer që po jetojnë sportisti dhe modelja në jetën personale. Por Bündchen nuk u mjafua me kaq, braziliania sipas medias amerikane, fitoi me ‘goleadë’ ndaj personaliteteve të tjera të famshme në këtë mbrëmje gala për pamjen e saj. Vlen të theksohet se Bündchen që tashmë është tërhqeur nga sfilatat e modës, por që sipas Forbes, mbetet modelja më e paguar në botë për shkak të kontratave publicitare, kishte veshur në Met Gala një fustan të skicuar nga Stella McCartney.
sfidanti.al