Duket se është kthyer në një traditë që një sportist të bëjë propozim për martesë në fushën e lojës. Kjo ndodhi në Ligën e Dytë të kampionatit amerikan të futbollit gjatë ndeshjes mes San Francisco Deltas dhe New York Cosmos dhe protagonist u bë portieri Romuald Peiser i San Franciscos. Në një moment, 37 vjeçari Peiser u pa të sillte në fushë të dashurën e tij duke u gjunjëzuar për t’i bërë pyetjen e famshme nëse ajo dëshironte të martohej me të.
Veprimi i tij u pëlqye nga tifozët në stadium që e duartrokitën me entuziazëm futbollistin i cili mori edhe përgjigjen e shumëpritur pozitive nga e dashura e tij. Për fat të keq, 37 vjecari nuk mundi t’i gëzohej plotësisht këtij momenti pasi në fushën e lojës pa që skuadra e tij të humbasë 1-0 ndaj New York Cosmos.
sfidanti.al