O sa mirë me qenë shqiptar..500 euro bileta për Kombëtaren!

Sa herë që vjen momenti që flitet për t’u kualifikuar në Europian apo në Botëror, sepse  besojmë më shumë tek “magjia e zezë” e presidentit Duka dhe jo tek magjia  e bardhë e trajnerit. Jo më kot, sapo kishte mbaruar ndeshja me Serbinë,  presidentit Duka iu bë një pyetje sipas talentit të tij : “ President, tani na gjej dhe një arbitër të mirë për Andorrën..”

Por, kjo Andorra e vogël,   sikur hap bela të madhe!Apo kur kujton  se 20 vite më parë, sapo shkeli presidenti Duka tokën e futbollit, ndodhi një “magji” që nuk e kishim provuar..Andorra lilipute  na tundi dhe na shkundi  me 2 gola. Tani, duket se ka ardhur momenti për të sulmuar porten e tyre dhe jo tonën… dhe për të korrigjuar historinë…

Pastaj… ndeshja e fundit me Anglinë? Aty do të ndodhë mrekullia, jo  në fushë, por në  shkallët e stadiumit. Pritet të vendoset një rekord i fortë me çmimet e biletave, aq sa thuhet se për një natë të vetme , stadiumi “Air Albania” do të kulloj flori si “Parku i Princave” në Paris. Me të vërtetë nuk dihet si do të shkojë filli i ndeshjes me Anglinë, sa gola do të rrokullisen atë natë, por  goli i madh do të vijë nga “biletashitësit” …

Sfidanti.al