Alonso fal Vinicius-in: Nuk ka asnjë çështje

Ndeshja me Valencia-n kaloi shumë shpejt në plan të dytë gjatë konferencës së sotme që mbajti Xabi Alonso. Ashtu siç pritej gazetarët u interesuan më tepër mbi situatën e krijuar nga Vinicius Junior pas zëvendësimit në klasiken me Barçën. “Pas ndeshjes me Barcelonën kishim dy ditë pushim. Të mërkurën u takuam të gjithë dhe Vinicius mbajti një fjalim ku vura re se fjalët e tij ishin të sinqerta. Për mua mbyllet këtu kjo situatë”, tha Alonso.

sfidanti.al