Le të kujtojmë një histori të shkuar, afro 40 vite më parë, me personazh Dhimitraq Xhambazin, korçarin e golave pikant, për të reflektuar mbi ngjarjet e sotme. Ishte kampionati i vitit 77-të dhe Skënderbeu do të luante kundër Lokomotivës se Durresit, kurse Xhambazi, sulmuesi i saj rivalizonte me Pernaskën për trofeun e golave. Mbrojtësit durrsakë i kishin premtuar korçarit se do ta toleronin para portës, ngaqë ndiheshin keq me ndërgjegjen, pasi një dhuratë të tillë e kishin bërë edhe me dinamovitin. Ajo që u tha Xhambazi, vlen më shumë se disa gola, sepse historia vazhdon të tregohet: “ Nuk më vlejnë ato gola..”
Kanë kaluar më shumë se 40 vite dhe Xhambazi nuk është bërë mësues për gjestin e tij, siç ishte edhe në profesion, por është tradhëtuar nga brezi i sotëm.KY brez , ku futbolli i tolerimeve, duket si karamel para futbollit që kullon para nga hileja, i vetmi që ndëshkohet nga e ndjeshmja UEFA. Xhambazi ka mbetur i zhgënjyer, bile më shumë se kaq, me shumë dyshime për sjelljen kolektive të ekipit të tij të zemrës. “
“Skënderbeu vjen pas 2 humbjeve të njëpasnjëshme dhe fitorja me Lushnjen kthehet në jetike. Të pësosh 3 gola në Laç, kur je në avantizhin e 2 golave, është një lëshim. Mund të them tolerim i gjithë grupit”. Nuk është vetëm Xhambazi që ka mbetur i tradhëtuar, pasi të gjithë pyesin , madje edhe përtej qytetit: “ Si ka mundësi që ekipi që pret me zemër në dorë dënimin nga UEFA, nuk ka frikë se vazhdon të monitorohet edhe kwto ditw. Mw keq akoma kur tregohet kaq shpwfillws ndaj detyrimit moral me tifozwt e saj…
Sfidanti.al