Shpërthen Gjokoviç: Kanë dy vite që vetëm gënjejnë për mua

Ish-tenisti më i mirë i botës Novak Gjokoviç nuk po luan mirë gjatë këtyre kohëve të fundit. Shumëkush konsideron se fajin për lojrat e dobta e kishte brryli i tij që ai kishte operuar së fundmi, por dolën disa të tjerë që thanë se forma e tij e dobët ka lidhje me mënyrën e keqe të tij të ushqimit. Një nutricionist i njohur zviceran tha se tenisti serb ka ortoreksi, pra është fiksuar mbas ushqimit të shëndetshëm që ka efekte pozitive kohëshkurtra, por të dëmshme afatgjata.

Por, Nolja, sikurse e quajnë shkurt Novakun, i hodhi poshtë të gjithë spekulimet, duke deklaruar:

“Unë kam besim te vetja dhe gjithnjë e kam pasur. Për këtë arsye, unë u ngjita në majën e tenisit botëror dhe arrita që t’i realizoj të gjitha ëndrrat e mia. Por, ndërkohë, duhet ta pranoj se niveli i besimit te vetja tani është më i ulët sesa ai më parë. Më duhen edhe disa ndeshje dhe një turne i mirë që unë ta marr veten. Sa u përket atyre lajmeve që qarkullojnë për mua gjatë dy viteve të fundit, asnjë prej tyre nuk ëshë i saktë. Kjo është arsyeja që unë ka disa vite që nuk i ndjek lajmet”, deklaroi Gjokoviçi.

Sfidanti.al