Kjo ishte e tepërt mister Emeri: Bos te PSZH-ja është Nejmari!

Trajneri i PSZH-së, Unai Emeri, zbulon se ylli nr.1 në këtë klub francez, Nejmar, ka një trajtim krejt të veçantë nga të tjerët, madje, edhe nga ai vetë. Ai tha se ai është i detyruar të bënte gjithçka qe Nejmari ta ndjente veten të lumtur të  PSZH-ja dhe se ai duhet të jetë bosi i i këtij klubi.

“Te Mançester Siti lider është Pep Guardiola dhe te Reali i Madridit është Florentino Perez, ndërsa te PSZH-ja primati takon Nejmarit. Kam mendimin se ai është lider në këtë klub dhe se ai duhet të jetë bosi i tij. Në fillim të këtij sezoni, gjëja e parë që bëra, ishte përcaktimi i prioriteteve dhe të merrja masa që Nejmari ta ndjente veten të lumtur. Pavarësisht sesi do të duhej që  unë ta bëja këtë, ai duhet ta ndjente veten të lumtur”, vuri në dukje trajneri i PSZH-së, Unai Emeri, që, mbas përfundimit të këtij sezoni, do të largohet nga “Parku i Princave”, për t’u zëvendësuar, ka shumë mundësi, me ish-trajnerin e Borusias së Dortmundit Tomas Tuhel.

Sfidanti.al