Egnatia është shpallur kampione gjatë gjithë javëve të sezonit për lojë, për pikë, për moral, por kampion i “vërtetë” do të dalë dikush tjetër, që e kanë taksur shefat në zyrë dhe jo haku në fushën e lojës. Një anektodë qarkullon në Rrogozhinë për t’u tallur me skemën më budallaqe të kampionatit …“Final 4”!
Një delegat i FSHF-së apo vëzhgues me kostum dhe stemw,kur kishte dashur të blejë një misër të pjekur në Rrogozhinë , shitësi i kishte thënë: “ Ti vetëm do të paguash misrin sepse për ta ngrënë do ta hajë ky tjetri..që është këtu pranë!” Zyrtari i FSHF-së kishte zgurdulluar sytë dhe i kishte thënë: “ {‘është ky budallëk që më thua?”
Misraxhiu i kishte thënë: “ Po skema juaj e kampionatit, a nuk është gomarllëk me okë, kur “paguan” gjithë vitin Egnatia dhe vjen njëri me porosi nga lart dhe fiton vetëm dy ndeshje, e shpallet kampion i vendit!”
Sfidanti.al