Nga Tirana mbushnin brekët, tani Tirana ..mban erë!

E shkreta Tiranë, si është katandisur! E rrahin, (më shumë ata lart se sa ata poshtë),  dhe nuk e lënë të qajë! – ka qënë një titull shkrimi, kohë më parë. Punët kanë shkuar edhe më ters  për ekipin bardheblu, saqë po “përmirëson” gjithë rekordet negative në historinë e saj. Pas 14 javësh , lëkura e saj nuk skuqet dhe faqja as nuk nxihet nga seriali i humbjeve,  sa dhe golaverazhi është historik  për AND-në e saj : minus 1 gol!

Tirana u mund edhe nga Erzeni! Prapë u  shfaqën “fantazmat” me të zeza edhe në këtë 90 minutësh, si ato të fushës , edhe  ata të furgonit,  pra arbitrat e  VAR-it ,  për t’i dëshmuar  se këtë sezon nuk do të ketë romanca me “djallin” si në kohet e arta..kur dolën kampion dhe askush nuk i prekte! Një zot e di, ç’ndodhi ne “krevat”, por bardheblute  kanë frikë të ankohen me zë të lartë. Edhe pse  në “dosjen e ndeshjes” lanë gjurmë edhe dy gola të anuluar.  Njërin ia kollufitën sy per sy !. Si do të vazhdojë filli me Tiranën? Mos vallë po i qajmë më kot, ndofta i kanë  kopsitur atë “ftesën e zezë” .. nuk do të jenë në katërshen “ enigamtike” të titullit. Apo si i thonë me përkedheli  ..“ pica me 4 djathera”

Tifozët e vjetër të Tiranës , ata që provuan më shumë tituj e trofe se sa brezi i  banderolave  dhe fishekzjarreve ,  thonë se janë marrë dy herë peng  : nga brenda vetes dhe nga ata që drejtojnë “kazinonë me top”…

Sfidanti.al