Nga Presidenti, Kryeministri e Papa, kombëtarja e Italisë është një shembull për klubet!

Arrigo Saki, njëri prej të “urtëve” të mëdhenj të futbollit të kaltër, deklaroi se suksesi i Italisë ishte falë Roberto Mançinit, që përfaqëon triumfin e ideve në Apenine. Deri më sot, vetëm Saki ka qenë triumfi i ideve të Krujfit dhe të futbollist “shampanjë”, ndërsa Italia vazhdimisht ka qenë një shkollë e futbollit të mbyllur e pragmatik. Me Mançinin kjo ndryshoi, edhe pse pati ndonjë ndeshje si ndaj Spanjës kur të kaltrit u detyruan të ktheheshin te katenaçoja. Gjithsesi, përjashtimi përforcon rregullin, dhe stili “mançinian” është ai sulmues. “Kombëtarja duhet të jetë një shembull për skuadrat e klubeve”, – shkruajnë mediat sportive italiane, duke kërkuar që Juventusi apo Interi të luajnë futboll sulmues. Pritjet tek presidenti Matarela, kryeministri Dragi, urimet e Papës dhe xhiroja e kërkuar dhe e përfituar me autobus nëpër Romë thjesht janë aureola e merituar për “kryeveprën e Mançinit”.

Sfidanti.al