Të mos harrojmë se kanë një diferencë moshe 10-vjeçare, dhe nuk është shaka. Një Kristiano Ronaldo ka qenë një “makinë”, një manjak i formës fizike gjatë gjithë karrierës, por tashmë është 36 vjeç dhe është e vështirë të punojë sërish me të njëjtin përkushtim si më parë. Ka arritur gjithçka në karrierë, padyshim ështës shumë më i ngopur sesa kur ishte 25 apo 30 vjeç, ka edhe një familje së cilës duhet t’i kushtojë kohën e duhur. Pastaj, vetë vitet bëjnë punën e tyre.
Tashmë duket se ka një futbollist që është me më shumë muskuj sesa CR7-ta, sidomos kur vjen puna për muskujt e barkut, apo të kraharorit. Ky është Leon Gorecka, një lojtar që bie në sy për përgatitjen fizike, një nga më të fortët sot për sot. Mesfushori i Bajernit është një manjak edhe ai, ndërsa duke qenë 26 vjeç ka edhe moshë më të përshtatshme, por edhe më shumë ambicie sesa Ronaldo.
Sfidanti.al