Racizmi në Angli? Geri Nevil akuzon kryeministrin Boris Xhonson!

Në të vërtetë, kreu i qeverisë e mbrojti ekipin kombëtar pas humbjes me penallti në finalen e Europianit ndaj Italisë, duke deklaruar se lojtarë të tillë si Xhejdën Sanço, Markush Rashford dhe Bukajo Saka janë heronj të Anglisë, dhe jo fajtorë. Boris Xhonson në këtë rast e dënoi racizmin ndaj yjeve me ngjyrë të “tre luanëve”, por ish-mbrojtësi i Anglisë dhe i Mançester Junajtidit, Geri Nevil, nuk është aspak i kënaqur me të, madje e akuzon ashpër.

“Kryeministri ka krijuar vetë probleme, – tha ai, – kur lojtarët u ulën në gjunjë para ndeshjeve dhe u vërshëllyen përpara Europianit nga tifozët tanë, zëdhënësi zyrtar i kryeministrit refuzoi të fajësonte tifozët. Vetë Boris Xhonsoni tha se tifozët nuk duhej të vërshëllenin, por shtoi se ishte kundër gjunjëzimit sepse ai ishte në favor të veprimeve, jo gjesteve. Për më keq, ai ka thënë më parë se gratë myslimane ngjajnë si “kuti postare” (“letterboxes” në anglisht). Si mund të mos ketë racizëm kështu? Ai dhe Garet Sauthejti janë si nata me ditën”.

Sfidanti.al