Ju kujtohet lista e Kombëtares për ndeshjen me Çekinë? Kishte një befasi të këndshme, sepse në të ishte një emër me të cilin kemi luajtur ping-pong në grumbullimet e kohëve të fundit të Kombëtares. Fjala është për Odise Roshin, futbollistin që “një herë e një kohë” , kur gjithë ekipi ngulej apo ngujohej në mbrojtje, Roshi si trim i vetëm shkonte drejt sulmit. Në atë kohë nuk kishte as Bajram, as Broja e as Asllan, por vetëm një kapedan që quhej Odise . Më pas, jeta e tij në Kombëtare do të shnderrohej në një…odise!
Mirë në kohën e trajnerit Reja që e pamë Roshin edhe në rolin e mbrojtësit të krahut , siç ndodhi në ndeshjen me Francën, por edhe ky Silvinjo që konsiderohet një “ëngjëll” ç‘pati me Roshin? Mund të pagëzohet si mëkati i parë i brazilianit ajo që ndodhi me Çekinë, kur edhe e grumbulloi Roshin, edhe e “dënoi” atë kur e dërgoi në tribunë, duke mos dhënë një copë vend në stol! Dhe thonë pastaj se Silvinjo ka bërë “magji” në Kombëtare se tani janë të lumtur edhe futbollistët e stolit. Po ata të tribunës ..janë të lumtur?
Sfidanti.al