E shkreta Dinamo, më parë e zuri paraja, më pas e zuri edhe..bari! ! Erdhi nënëdetsja, doli pas 9 vitesh nga fundi i detit, thonin në muzg të kampionatit, kurse tani, pranë perëndimit, e thonë ndryshe: “ Po zhytet nëndetsja, po shkon më thellë seç ishte”.
Nuk dihet se para ka hedhur presidenti Bardhi, kambanat bien edhe për çekun 1 milion, por ajo që tregohet si anektodë është fakti se ishin i vetmi ekip , ndofta më korrektët në Superligë, për punën e pagesave dhe e ..pësuan! U vranë me bukë në gojë –thotë populli. Në një kampionat të mësuar me “para virtuale”dhe me disa muaj vonesë rrogat, ekipi që ndryshoi “gravitetin financiar ” u ndëshkua më keq nga të gjithë…
E mësoi i fundit edhe vetë presidenti Bardhi: “ Mesa duket në Shqipëri qënka problem të jesh korrekt me detyrimet e tua. Me sinqeritet, nuk më vrasin shpenzimet, por është vrarë krenaria ime dhe e Dinamos…” Në fakt, krenaria e Dinamos është shumë më e madhe se e presidentit debutues, ajo nuk ka çmim dhe nuk blihet as me para. Kujtonim se Vllaznia ishte ekipi kampion për nga harbimi me para, kur avulloi 1 milion euro dhe gati u nis për të shkuar në ferr, por Dinamo e preku “mrekullinë” . Dhe cila Dinamo, me tjetër grup gjaku nga ekipi i lavdisë, një ekip që thuasje u sajua brenda natës dhe të nesërmen u gdhi e “dehur” sa nxorri në qarkullim anektodën më tollovitëse ..do t’i vërsulemi titullit kampion!
Sfidanti.al