Si vajti puna e futbollit, tamam si ajo barsaleta që të tundon se çfarë uji t’i japësh gomarit, të ftohtë apo të ngrohtë. Rasti i Egnatias , një kampione që u godit për “vdekje me dënime”, solli edhe dorëzimin e ekipit në disa ndeshje me radhë. Në e bukura është se kur Egantia rebeloi në ndeshjen me Vllazninë dhe u bë gati të braktiste fushën, e dënuan masivisht. Pse e bëri këtë protestë ekipi kampion? Se donte që ndeshja të mbahej drejt në “fije të perit” dhe të mos nga e kishte qejfin “pronari i kampionatit” që ndodhej në tribunë…
E dënuan se kërkonte “qiqra në hell”, të luaj futboll pa hile tamam në kohën kur hiletë kanë kohën e vet , shiten si mall i freskët në kampionat. ç‘ndodhi më pas? Haleluja… kur luan mbrapsht, kur dorëzon armët, fushën dhe lojën, siç ndodhi në tri ndeshje të Egnatias me hallexhinjtë e fundit të klasifikimit, as nuk dënohesh dhe as nuk të thonë plaç. Sa mirë është të luash në Superiore, të jesh edhe kampion, dhe të dënojnë kur do të luash drejtë dhe të nderojnë kur ..hap fizarmonikën e portës !
Sfidanti.al

