Elbasani rinovon me Ibrahim

Abass Ibrahim është një nga lojtarët që ka spikatur me fanellën e Elbasanit këtë sezon. Mesfushori 28-vjeçar është vlerësuar nga klubi verdheblu për paraqitjet e tij në fushë dhe ka rinovuar kontratën me Elbasanin deri në vitin 2027.

Nigeriani është aktivizuar në 28 ndeshje këtë sezon në kampionatin Abissnet Superiore, duke luajtur për 2300 minuta. Ibrahim ka bindur drejtuesit dhe do të vazhdojë të jetë një element i rëndësishëm për Elbasanin edhe në sezonin e ardhshëm.