Kur e dënuan Skënderbeun 10 vite, të gjithë thërrisnin me shpirt, madje edhe vetë fajtorët e zyrave: mallkuar qofshin bastet! Këto ditë, edhe pse Skënderbeu, mbetet brënda hekurave të qelisë europiane, dy figura të “vitrinës” së sportit, presidenti i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka po thërrasin në kor :bekuar qofshin bastet !
Ku ta dijë shqiptari edhe në vitin 2022, se çfarë uji t’i japë gomarit: të ftoftë apo të ngrohtë? Kur shefi i madh Rama, vendosi dhe vulosi mandatën për pezullimin e basteve, s’kishte asnjë trim që quhej Fidel apo qoftë edhe Armando t’i dilte para 2 metroshit për t’i thënë : ç‘ishte kjo lajthitje ?
Po tani si guxojnë shefi Olimpik , Ylli , i cili është bashkuar edhe me “armikun” e tij, Duka, të cilin dikur e akuzuar se bastet e kanë strehën tek futbolli i tij, për t’i kërkuar fuqiplotit që të hapet “porta e basteve”? Me siguri po luhet një bilardo , ku shefi i madh bën sikur merr propozime nga “baza poshtë” për të ndryshuar.. ligjin, por jo Maliqin! Kur thotë edhe presidenti Duka se bastet në të zezë po lulëzojnë , por shteti nuk po fiton asgjë, kjo është haleluja që mrekullon kur “mbreti lakuriq ” qan për fitimin e munguar të shtetit…
Sfidanti.al