Kaloi një sezon të gjatë e të vështirë, padyshim të suksesshëm. Armando Broja ishte zbulimi shqiptar dhe deri dikur europian këtë sezon, pasi shkëlqeu në Premier Ligë me 6 gola dhe me 9 rrjeta gjithsej për Sauthemptonin. Tashmë, kjo faqe e karrierës është kthyer e ndoshta nuk do të hapet më, ndërsa për 20-vjeçarin shqiptar janë duke u interesuar një numër i madh klubesh. Atalanta e Napoli nga Italia, por edhe Njukasëlli, Uest Hemi e Arsenali nga Premier Liga, si dhe vetë Çelsi, të cilit i përket me kartonin e futbollistit. Broja, gjithsesi, për nja 2 apo 3 javë, do të bëjë pushim absolut për t’u shlodhur e për të qenë gati për sezonin e ardhshëm, kudo që të ndodhet. Me këtë punë merren agjentët, ka numra telefoni për kontakte dhe rrjete sociale, ndërsa pushimet vijnë vetëm 1 herë në vit. Të presim se ku do të luajë Broja vitin tjetër dhe se si do të paraqitet.
Sfidanti.al