Miliona për pjesëmarrësit e Botërorit 2026

FIFA ka njoftuar një shpërndarje rekord fondesh për Botërorin 2026, ku po marrin pjesë 48 kombëtare. Sipas të dhënave zyrtare, organizata do të ndajë gjithsej 871 milionë dollarë, një rritje prej 15% krahasuar me edicionin e Katarit dhe shuma më e madhe në historinë e turneut.

Çdo kombëtare pjesëmarrëse do të përfitojë të paktën 12.5 milionë dollarë. Kjo shumë përfshin 10 milionë dollarë për kualifikimin në turne dhe 2.5 milionë dollarë shtesë si “kontribut përgatitor”, i cili mbulon shpenzimet për grumbullimet, udhëtimet dhe logjistikën. Sipas raportimeve, rritja e këtyre pagesave lidhet edhe me organizimin më kompleks të turneut, i cili për herë të parë do të zhvillohet në tri vende: Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.