Neymar rikthehet në stërvitje me grupin

Brazili ka marrë një lajm shumë të mirë në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Skocisë në Grupin C të Botërorit 2026. Ylli i Seleçaos, Neymar, është rikthyer më në fund në stërvitje të plotë me grupin dhe po afrohet me rikthimin në fushë pas dëmtimit që e mbajti larg dy ndeshjeve të para të turneut.

Sulmuesi 34-vjeçar i Santosit nuk ka luajtur ende në këtë Botëror, por gjatë ditës së sotme zhvilloi seancën e tij të parë të plotë me pjesën tjetër të skuadrës. Kjo rrit ndjeshëm shanset që ai të jetë i gatshëm për sfidën kundër Skocisë, e cila do të luhet në raundin e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve. Neymar mungoi edhe në përballjen ndaj Haitit, të fituar nga Brazili me rezultatin 3-0, ndërsa ditët e fundit kishte punuar veçmas për të rikuperuar formën fizike. Trajneri Carlo Ancelotti kishte bërë të ditur më herët se lojtari do të ishte i gatshëm sapo të linte pas dëmtimin në pulpë, problem që e mbajti larg stërvitjeve për rreth një muaj.