Ka ndodhur “mrekullia”: kemi mundur të bashkojmë lojën me golat për të mundur Moldavinë. Një fitore që u brohorit nga 20 mijë tifozë , një shifër e madhe për një ndeshje të vogël. Pas koncerteve që mbushën stadiumin dhe “dogjën fushën”, më së fundi “Air Albania” u rilind nga futbolli, prona shkoi tek i zoti. Shikoni foton e botuar: pas gati 1 vit e gjysëm, Kombëtarja “puthet” me publikun e vet, një publik kampion për nga durimi, pasi kishin pritur më shumë se 500 ditë për të shijuar fitoren e një ndeshjeje zyrtare…
Kjo fitore me Moldavinë vlen më shumë se 3 pikë, për disa arsye. Kombëtarja e Silvinjos po kërkon të identifikohet në lojë dhe kjo me Moldavinë mund të pagëzohet me ironi “ fitore dinjitoze”. Edhe me lojë, edhe me gola, edhe me raste, edhe pak ..gabime!
Nëse presidenti Duka , pas ndeshjes me Poloninë, u shfaq me pompozitet kundër të gjithëve, madje dhe oborrit të tij me frazën plastelinë “ Ka ikur koha e humbjeve dinjitoze”, këtë herë , prapë, nuk u bashkua me shumicën..sepse po pret ndeshjen me Ishujt Faroe. Një ndeshje dredharake ,që të fut në mendime : duket e lehtë, sikur i kemi bërë golat në portën e tyre, por nuk dimë vetëm emrat…
Sfidanti.al