Ish-futbollisti i Kombëtares, Sokol Kushta, mbetet suulmues edhe kur flet, dhe kjo e nderon më shumë qëndirmin e tij, në një mjedis ku zakonisht heshtja rekomandohet si flori. Kushta ka paralajmëruar: “ Kombëtarja është e përçarë dhe ka një organizim kundër trajnerit De Biazi”. Nëse fjalët e ish-bomberit, do të mbërrinin edhe tek trajnerët e huaj që kemi patur tërë këto vite, reagimi i tyre, do të na linte pa fjalë: “ Si do të ndodhte ndryshe me De Biazin, kur e kaluara zbulon se ju me lojën pas shpine.. krenoheni”. Na bëhet sikur dëgjojmë zërin e “plakut” të mençur, Oto Bariç, i tradhëtuari i vitrinës kuqezi, që nuk priti ditën, por zgjodhi natën për të ikur. Duhet të skuqemi për sjelljen me të ndjerin Kuzhe, një trajner me cilësi profesionale, që e shitëm në fund, për një njeri me vese.
Si do të jetë stili për të tradhëtuar De Biazin? Italiani është në proces dhe këtë e dinë fort mirë, të dyja palët, Xhani dhe Armando, punëtori i luksit dhe presidenti i madhërishem. “ Mos u merrni vetëm me arbitrin” – këto fjalë, pas ndeshjes me Izraelin, më mirë se kushdo, i deshifron trajneri ynë. Presidenti na këshillon që të marrim fajin që na takon. Po si do të marrin hakun futbollistët, kur për gjestin më të lajthitur të ndeshjes, avokati është vetë ai: “ Janë gjëra që ndodhin në futboll”
Një frazë që e dëgjuam edhe në Francë, kur mbetëm me 10 vetë. Futbollistët kuqezi edhe kur kanë bërë mëkate spektakolare, kanë patur një mburojë, që shkonte deri sipër. Edhe në rastin e fundit, kur kritika më e madhe shkarkon tek trajneri De Biazi, nuk është gjë tjetër, veç një rrugëtim i mbarë drejt tradhëtisë së radhës. Është një moment “revolucionarizimi” në stolat kuqezi, që po boshatisen njëri pas tjetrit. Shpresa ende pa trajner, ekipi përfaqësues i 19 vjeçarëve ka mbetur pa “zot” ,( do të mbahet mend Bellai për frazën e artë “ Nuk e kisha marrë me tapi”), kurse De Biazin po e privilegjojmë, duke e shtrirë aktin e tradhëtisë në kohë. Një sforcim edhe për shkak të dashurisë popullore që gëzon itliani. Edhe për një aryse tjetër: antipatia për Dukën do tw ndizej edhe më shumë.
Gëzim Sinemati