Nje skenë alibie në Gjirokastër. Pritej që trajneri Milinkovic t’i kërkonyte falje ish-publikut të tij për golin e parë që njollosi etikën e lojës së ndershme, kurse trajneri serb nuk luajti në mbrotje, por u hodh në sulm për të pushtuar “kalanë” .
“Nuk jam paguar për muajit prill, maj dhe qershor. I kam dërguar një letër presidentit para se të shkonim te Kukësi, por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Tani presim vendimin e FIFA-s”. Këto fjalë të tij që kanë mbërritur si shuplakë tek presidenti Tavo i Luftëtarit, që vetëm disa muaj më parë, krenohej me trajnerin që rilindi lojën e kundërsulmit vrasës , si dikur në kohën e të mëdhenjve Braho, Seiti e Boni, që kur ndizeshin shkaktonin “flakë”.
Tejet i zemeruar ka qënë reagimi i presidentit të gjirokastritëve, Grigor Tavo, i cili nuk gjetidot kufirin e lejuar ne polemikë,kur e ka etiketuar Milinkoviçin si bukëshkalë. “Nga gjithë të pavërtetat që foli pas ndeshjes, ka vetëm diçka që duhet thënë. Nuk i kam dhënë rrogën e fundit, sepse nuk u paraqit në punë.
Ishte nën kontratë edhe një vit dhe duhet të vazhdonte si trajner i Luftëtarit. Por, Milinkoviç është një bukëshkalë, që e ka humbur totalisht respektin tim dhe të gjirokastritëve të vërtetë. Iku si një mosmirënjohës, duke mos zbatuar kontratën që kishte me klubin. Thjesht është një serb bukëshkalë, që shkoi te Kukësi për 1 mijë euro më shumë”.
Nuk ka dashuri të perjeshtme ne futbollin tonë, as ne futbollin e botes, por ky degjenerim i shpejtë i vlerave dhe i komunikimit është diçka me të cilën duhet të “mburremi”.
Sfidanti.al