Red Bull mban Vershtapen, rinovon me holandezin deri në 2020

Maks Vershtapen do të vazhdojë të jetë ende pjesë e Red Bullit. Piloti holandez rinovoi kontratën me skuadrën austriake deri në vitin 2020, lajm që u konfirkua këtë të premte nga vetë drejtuesit e Red Bull. Vershtapenit i skadonte kontrata në vitin 2019 dhe ekzistonte rreziku që ai të largohej në drejtim të Ferrarit. Por me kontratën e re, skuadra e Red Bull arriti të evitojë këtë kalim të vershtapen te Kokëkuqja italiane .

‘Red Bull gjithnjë e kashfaqur besimin ndaj meje-theksoi Vershtapen-më ka mbështetur në ambicien time, që është i njëjti me atë të skuadrës’

Në vitin 2016, Maks Vershtapen u bë piloti më I ri që fitpoi njëgarë të Formula 1,  teksa triumfoi në Spanjë kur ishte vetëm 18 vjec, 7 muaj e 15 ditë. Në kampionatin aktual, Vershtapen ndodhet në vendin e 6 në klasifikimin për pilotë. Vershtapen, tashmë 20 vjecar, e firmosi kontratën e tij të parë me Red Bull në moshën 16 vjecare.

Sfidanti.al