Zhozef Blater është i pezulluar nga aktivitet futbollistike, por kjo nuk do ta pengojë atë të jetë i pranishëm në Botërorin e Rusisë. Ish presidenti i FIFA ka marrë një ftesë nga presidenti Rus, Vladimir Putin, gjë që ai e ka konfirmuar në një intervistë për agjencinë AFP.
‘Mora një ftesë nga Putin, do të shkoj në Botërorin e Rusisë, ashtu sikurse edhe Mishel platini-tha Blater, edhe pse për francezin UEFA ka përgënjeshtruar ftesën e Putinit.
Blater u dënua nga gjykata e Arbitrazhit Sportiv me 6 vjet pezullim nga të gjitha evenimentet e futbollit pasi ka thyer Kodin etikës së FIFA për shkak të pagesës prej 1.8 milionë Euro të bërë për llogari të platini me këtë të fundit që u përjashtua nga UEFA duke marrë të njëjtën masë ndëshkuese
‘Jam i sigurt që Botërori 2018 do të jetë fantaztik-vijoi më tej Blater-Rusia do të tregojë se është një vend që mund të presë të gjithë botën, është një sfidë autentike’
Sfidanti.al