Largimi i Nejmarit nga Barcelona vazhdon të diskutohet në ambiente të ndryshme sportive. Nuk janë të paktë ata që kanë deklaruar se ishin në dijeni të vendimit të brazilianit për të lënë katalanasit dhe në këtë listë shënon emrin e tij edhe Dani Alvesh. Ky i fundit dha një intervistë për të përditshmen ‘Le Parisien’ ku zbuloi gjithcka po ndodhte me bashkëkombasin e tij që tashmë e ka edhe shok skuadre te Paris Sën Zhermen.
‘Unë e dija që Nejmar donte të provonte dicka të re dhe të largohej nga Barcelona-tha Dani Alvesh-I mësova këto synime të tij kur ishim të grumbulluar në kombëtare në qershor dhe i thashe se ai ishte i lirë të largohej. Por në korrik kur u kthye në Barcelonë filloi të kishte dyshime dhe unë mendova se nuk do të mund të luanim më së bashku në një skuadër që nuk ishte Barcelona. Por në fund ai erdhi te Paris Sën Zhermen dhe unë jam shumë i lumtur’
Sfidanti.al