Messi si Iniesta? Barcelona mendon t’i ofrojë kontratë të përjetshme

Barcelona  është e vendosur që të blindojë përfundimisht Lionel mesin. Mësohet se klubi katalanas po mendon që të vbëjë të njëjtën lëvizje si me Andres Iniestën  dhe t’I ofrojë rinovimin e përjetshëm sulmuesit  30 vjecar. E gjithë kjou konfirmua nga Shefi Ekzekutiv i Barcelonës, Oskar Grau, gjatë asamblesë së klubit ku u diskutua edhe për bilancin financiar.

‘Mesi ka rinovuar me ne edhe për 4 vjet të tjerë, por klubi do t’i ofrojë një kontratë të re që do ta mbajë atë në skuadër përjetë’.

Deklarata e Graut  për kontratën e përjetshme të Lionel Mesit, ishte një përgjigje positive e propozimit të bërë nga një prej ortakëve të klubit katalanas, Pep Abad.

Sfidanti.al