Bajerni i Mynihut do të duhet të nisë sërish kërkimet për një trajner në fund të këtij sezoni. Kjo për faktin se Jup Hejnkes nuk do të qëndrojë në detyrën e tij në muajin qershor. Ishte vetë trajneri 72 vjecar që e konfirmoi lajmin për largimin e tij nga stoli i klubit bavarez.
‘Kur them se do të jem trajner i përkohshëm i Bajernit është kështu-tha Hejnkes-Koha ime si teknik i kësaj skuadre e ka afatin përfundimtar në verën e vitit 2018 dhe kjo nuk do të ndryshojë’.
Jup Hejnkes zëvendësoi Karlo Ançelotin në pankinën e Bajernit të Mynihut. Në dy ndeshjet e para me të në Bundesligë dhe Ligën e Kampioneve, Bajerni ka arritur të fitojë, madje bindshëm.
Sfidanti.al