“ Magji” e trajnerit Duro tek 3 golat, Tirana “vdesë” pas golit të saj…

Ky trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, që zakonisht shfaqet i paqeshur dhe me gishtin në kokë, si për të thënë se futbolli është një lojë plot me halle, më në fund, ka krijuar një buzëqeshje të madhe.  Ka mundur Tiranën, mu në mes të Tiranës, madje futbollistët e Kukësit  i kanë ngritur një grackë jo vetëm kundërshtarit në fushë, por edhe atyre që përjetuan këtë ndeshje.  Fillimi i lojës ishte si një përrallë që të gënjen bukur, që nuk dihet ende nëse është një reng i trajnerit Duro apo ndodhi  një kapriçio. Nga ato që nuk ka lidhje me taktikën që bëhet në tabelën e zezë.  Tirana shënon gol, gëzohet shumë  dhe çdo gjë  fiket tamam në këtë moment të bukur.  Nuk ka më Tiranë në fushë, por  është Kukësi i Shpetim Duros që lodron me topin, zapton gjithë hapësirën e “Selman Stërmasit, duke u bërë zot i padiskutueshëm deri në fund të ndeshjes. E quajnë “emigranti” i Superligës ngaqë nuk ka fushë, por Kukësi nëse luan si me Tiranën,  të gjitha fushat do të jetë pronë e tij…

Por, përflitet se në këtë ndeshje, që pati një “rrofeshatë të madhe” nga përmbysja e gjërave, ka edhe një prapaskenë  gati të pazakontë. Trajneri Duro  paska veshur  petkun e “magjistarit” në këtë 90 minutësh . Të tre autorët e golave gjurmëlënës, Shkurtaj, Gavazaj dhe Abazaj  i ka larguar nga fusha  secilin , pak minuta pas shënimit, duke i shkuar deri në fund një skenari që ia vlen t’i kthehesh. “ Unë e dija që do ta mundja Tiranën” – thotë “orakulli” Duro pas ndeshjes, por ai nuk mund të thotë se e dinte që Tirana do “vdiste” pas golit dhe Kukësi i tij, do të lodronte në një nga ndeshjet më pasionante…

Sfidanti.al