Valverde drejt mbylljes së aventurës me Barcelonën? Kur e thotë Bartomeu…

Ernesto Valverde duket se është në sezonin e tij të fundit si trajner i Barcelonës. Kjo është ajo që ka lënë të nënkuptohet me intervistën e tij presidenti i klubit kampion të Spanjës, Josep maria Bartomeu teksa theksoi se në pranverë pritet të merret një vendim nëse ai do të qëndrojë apo jo

‘Kemi pasur shumë trajnerë dhe që ishin shumë seriozë-tha Bartomeu-Rajkard, Martino, Guardiola. Luis Enrike, Ernesto dhe të gjithë janë seriozë. Përgjegjësia është e madhe pasi këtu kërkohet shumë. Opsioni te ne është të fitojmë gjithcka, në rast të kundërt nuk kemi pasur një sezon të mirë. por Ernesto jashtë kamerave është shumë argëtues

Përsa i përket kontratës së valverdes, Bartomeu dha shpjegimin e tij

‘Valverde ka një kontratë deri në 2021, por ekziston një opsion që në pranverë të merret një vendim për mosvazhdimësinë e tij-vijoi Bartomeu-është dicka që e kemi aplikuar me të gjithë trajnerët, por në kontratë. Do të vendosë, ose ai ose ne. Vazhdimësia e tij varet nga shumë faktorë. rajkard qëndroi 5 vjet, guardiola, 4, Luis Enrike 3’.

sfidanti.al