Loja me Ernest Muçin: erdhi si molla, iku si i “vrarë”…

Pyetja eshte tejet shqiptare : E vranë apo u vra vetë Ernest Muçi në Kombëtare? C‘ishte ky lajmi i fundit, fabrikuar nga FSHF,  se Ernest Muçi është dëmtuar me Kombëtaren. Pyetja që të tundon: a pati kohë Muçi për t’u dëmtuar në ndeshjen me Poloninë.. Minutat që i dha Silvinjo mjaftonin më shumë për të vrarë shpirtin sesa për të dëmtuar këmbën..

Kjo që ndodhi me Ernest  Muçin,  këtë herë e ndez akoma më shumë serialin enigmatik të  “palgosjeve” në Kombëtare. Nuk është e para dhe as e fundit, po të pyesni Cikalleshin do të zbërtheni per bukuri skenarin e filmit kuqezi. Një film që shton dozën e dyshimit kur mendon se u desh gjithë ai “revolucion” për ta thirrur Muçin në Kombëtare dhe, si për ironi, largohet me “silenciator”  nga grumbullimi.

Fjalët e Klodian Duros në një studio TV-je kanë marrë peshën e një profecie: “ Federata e nxjerr të dëmtuar Muçin, por do ta shikojmë në shtunën në kampionatin turk duke shënuar gol prapë..”

Sfidanti.al