Loja e shkarkimit të trajnerëve: presidentët  leksion ..presidentit

“Gijotina” që pret kokat e trajnerëve në kampionatin shqiptar është vajisur më shumë se kurrë në këtë sezon.  Ka mjaftuar një fazë kampionati dhe 6 trajnerë e kanë mbingarkuar me punë “gijotinën, , sa thuhet se është kampionati që e mban të ngrehur në [do [ast, pa patur shansin që të marrë ndryshk. Por, në këtë të keqe të madhe që na ka zënë, ka  mbetur një ves i mirë në Superligë, një fije sinqeriteti,nëse lejohet, shkarkimi nuk vjen si rrufe në qielll të pastër, por paralajmërohet. E dinë gazetat dhe e konfirmojnë funeralin futbollistët, kur i futin shkelmin e fundit me lojën ..tradhëtare.

Flitet se presidentët e klubeve shqiptare kanë një oreks të paparë për të minuar stolin dhe këtë e dëshmon më së miri një kthim koke pas. Sidoqoftë, ata nuk janë më të zotët në këtë mani, dikush tjetër, në majë të futbollit,  ka një stil unikal, nuk i bie kambanës kur do të flakë trajnerët nga stoli, sidomos ata të përfaqesueseve të moshave. “Avullimi”pa shpjegime nga stoli  i Strakoshës, Altin Lalës, Jupit dhe Arjan Bellait, viktima e fundit, i ngjason një filmi ku  viktimat trajnerë, vijnë me bujën e gjetjes së bekuartë shefit dhe “vriten” me silenciatorë kur ikin. Sa mirë që heshtin dhe nuk tregojnë arsyet për ia mbathin, ndryshe do të zemërimi i shefit do t’i shrynte topin e lojës kudo që të shkonin.

G.Sinemati