Leksion imoraliteti nga Kombëtarja, fund me tmerr për “heroin” De Biazi

Edhe të dhjerë, edhe krenarë për humbjet që nuk ndalen. Kombëtarja  kuqezi  nuk skuqet edhe kur hap këmbët me adoleshentët e Lukemburgut, për ta shndërruar një ndeshje që dukej si e fituar, në një humbje të denjë për një film të mbushur me vese, ku mbi të gjitha dominon tradhëtia. Një skenar i paparashikuar, pikerisht në prag të ndeshjes me Izraelin, pale kur kujton  humbjen e pacipë në Tiranë, dhe gjëmën që mund të ndodhë në një ndeshje, ku edhe Zotin do ta kemi kundër.  Me Luksemburgun ishte nga ato humbje që të lënë pa fjalë, ku më mirë të heshtësh, nëse nuk dëshiron të tregosh të vërtetën. Por, goja kuqezi  nuk  mbyllet, është e vetmja që punon rregullisht, edhe pse gënjen më shumë se fusha. Dëgjoni “heronjtë”  tanë që nuk lodhen duke sajuar përralla, në një sezon ku dëshitimi teknik dhe imoraliteti profesional  jane binjakë..

Trajneri De Biazi, edhe pse ka prekur fundin e detit,  fill pas ndeshjes  na ka kujtuar edhe njëherë se “ ishte një trajner Italian që na bëri të fluturojmë në Europian, ndërsa tani le ta gjejmë të keqen brënda vetes”.  Dhe si do ta gjejmë “kancerin” në trupin kuqezi, kur  trajneri “fluturues” nuk na tregon pse u zhyt thellë në stol për 90 minuta, pa i kominukuar qoftë edhe një këshillë, ekipit që dezertoi mrekullisht  për të merituar humbjen. Edhe mbrojtësi  autoritar Hysaj, duket sikur është i detyruar të interpretojë një tjetër nga ai i Napolit, sa herë që në fushë ndodhin gjëra që nuk kapërdihen dot. Fjalët e tij të dëshpërojnë më shumë se të tjerët: “  Ekipi ishte kompakt, por kishte faj edhe arbitri”.  Një arsyetim tallës, tepër   spektakolar nga mungesa e respektit për popullin kuqezi, aq sa  që  të kujton shpjegimin  “bombë”  nga  Mavraj kur humbëm me Izraelin se “ fajin e kiishte policia”. Edhe sulmuesi Roshi , i cili kishte 100 arsye të fliste për golin e tij që shokët e baltosën aq shpejt, na  rekomandon  ilaçet e gabuara: “ Me Luksemburgun kanë humbur edhe ekipe më të mëdha”.  Një frazë e denjë për shefat dhe jo për një futbollist, talenti i të cilit lidhet me këmbët dhe jo me gojën.  E kemi lënë në fund Cikalleshin, sepse fjalët e tij pas humbjes së vetkursidur me Luksemburgun, kanë tingëlluar  tepër të vërteta, nëse do të guxosh t’i krahasosh me shokët e tij. Kur pyetja është: pse humbëm? “Cika”  është më konkreti: “ Kur provon shumë skema, ndeshja shkon edhe kështu”. Nuk  i heq dot presjen.   Që  ditën e parë kur vuri këmbë dhe deri tani kur flitet se De Biazi do të marrë edhe “pasaportë kineze”,  ekperimenti me skemat dhe intesiteti i palodhur  me futbollistët e katapultuar në fushë, vlejnë më shumë se një pasaportë për trajnerin që na mësoi të fluturojmë. ..nga parajsa false  në ferrin e vërtetë!

Sfidanti.al