Mino Rajola: Nuk do të paguaja kurrë 90 milionë euro për Iguanin

Mino Rajola, një nga agjentët më të njohur dhe më “kontrapedal” të futbollit, thotë se ai, vetë, kurrë nuk do të kishte guxuar që të paguante 90 milionë euro për shërbimet e Gonzalo Iguanit. Në fakt, kaq pagoi Juventusi që ta sillte këtë futbollist argjentinas nga Napoli, ndërkohë që Rajola është i mendimit se Iguani nuk vlen aq!

“Kurrë, nuk do të kisha paguar një shumë të tillë për këtë futbollist. Sidoqoftë, Juventusi, në fakt, doli i fituar, pasi, falë shërbimeve dhe golave të tij, ky ekip e mbrojti titullin e kampionit në Serinë A, fitoi Kupën e Italisë dhe doli në finale të Ligës së Kampioneve”, tha Rajola.

sfidanti.al