Mbyllja e sezonit fubollistik do të thotë nisje e pushimeve për lojtarët. Sulmuesi i Manchester United Anthony Martial nuk ka humbur kohë dhe fluturoi menjëherë drejt Ishullit Mauritius së bashku me të dashurën e tij Melanie De Cruz. Martial shfrytëzoi faktin që nuk u grumbullua nga Deschamps për ndeshjet e radhës së kombëtares franceze, për të nisur programin e relaksimit në plazhet e Mauritius përkrah kllit francez të reality Show, Melanie, me të cilën është i lidhur prej 10 muajsh. Duket se 21 vjeçari ka gjetur qetësinë me këtë lidhjen, duke pare se në të kaluarën është kritikuar shpesh për paraqitjet e tij të dobëta për shkak të problemeve sentimentale në jetën e tij.
Sfidanti.al