Trajneri i ri kryesor i Zenitit të Shën Peterburgut, Roberto Mançini, ka si synim që ta shohë sulmuesin e gjatë të Romës, Edin Xheko, në radhët e ekipit të vet të ri, njofton “Futboll Italia”. Ky strateg italian i njeh mirë cilësitë e futbollistit 31-vjeçar boshnjak, pasi ata të dy kanë punuar së bashku te Mançester Siti. Gjatë sezonit 2016-2017, Xheko zhvilloi me Romën, në Serinë A (kampionatin italian), 37 ndeshje dhe u bë golashënuesi më i mirë i tij.
Sfidanti.al