Jane dy ndeshjet e jetës apo dy ndeshjet e radhës për trajnerin Panuçi? Presidenti Duka është një udhëheqës topi me patologji të avancuar, ngaqë ka ndërruar stilin dhe pëlqen më shumë shkarkimet kolektive sesa të merret me trajnerët kokë më kokë. Edhe kur dënon tifozët e klubeve në kampionat e ka më lehtë të zbrazë stadiumin, sesa të gjurmojë fajtorin. Ndaj, kjo e fundit qe pritet, dëbimi kolektiv i trajnerëve, po shitet në tregun e lodhur si..pastrim gjaku. Do shkarkohen të gjithë trajnerët e Kombëtareve – kështu ka paralajmeruar fuqiploti, duke i shtyrë afatin e “jetës” vetëm italianit Panuçi, të cilit i fali edhe dy ndeshjet e radhes, me Skocine dhe Uellsin. Një situatë që duket sikur i pëlqen edhe trajnerit italian i cili u kujton shpesh gazetarëve shprehjen e mbijeteses, atë që mban gjallë shpresën : “ Mua më heq vetëm presidenti”.
Shqiperia eshte perdhosur nga Skocia dhe 4 golat ndezin mekanizmin e “rultetit” qe luhet me emrin e trajnerit. Dhe sa herë që vjen momenti i shkarkimit të trajnerit të Kombëtares, apo të gjithë tufë, sic pritet këtë herë, ky çast përjetohet si moment i orgazmës nga pala qe qendron siper. Aq i theksuar ky ves në këto 16 vite, saqë kanë treguar me vepra se shkarkimet janë golat e vërtetë të pushtetit dhe jo emërimet. Ndaj do të ishte i tepërt kurioziteti, sikur te guxonim të futeshim poshtë çarçafit kuqezi , për të zbuluar se ka diçka më shumë se rezultatet, një pabesi apo tradhëti, që po dikton ikjen masive të trajnerëve. Ku kanë gabuar, në lojën “e madhe” me shefin apo në lojën e vogël me publikun? Përse të 3 bashkë, Bushi, Bogdani dhe Musedanagiç, si të kapur prej dore, do të ndërpresin “revolucionin” kuqezi qe predikohej me zell tek moshat? Sido që të jetë djallosur puna, ato që kanë ndodhur në fushë, sipas zakonit , janë bekuar nga nga zoti i tyre ,saqë humbjet i konvertonin në fitore dhe golat e pësuar s’i numeronim dot, ngaqe mendjen e kemi patur tek zbulimi i ..talenteve ! Dhe në fund, duhet te jetë formula kuqezi e ikjes nga stoli, kur trajnerët që “tradhetojnë” shefin me shume se tifozet, largohen me masken e buzeqeshur dhe me frazën hit se “ nuk e kishim marrë me tapi ekipin Kombëtar ”
G.Sinemati
Botuar ne Panorama Sport