Fundjavën e ardhshme në ‘Monumental’ do të zhvillohet ndeshja e dytë e finales së Kupës Libertadores mes River Plejtit dhe Boka Xhuniors, një sfidë që është e pagëzuar me emrin ‘Superclasico’. Së fundmi për këtë eveniment u zbulua edhe një ‘spy story’ si për të ndeziur akoma më shumë Buenos Airesin. mësohet se së fundmi janë gjetur fletë blloku me shënimet e trajnerit të River Plejtit, Marselo Gajardos.
Fotot e këtyre shënimeve prej 24 orësh po qarkukllojnë në rrjetet sociale dhe tashmë tifozët kanë filluar të pyesin se nga u zbuluan. mësohet se shëni9met e Gajardos janë ‘vjedhur’ nga automjeti i tij dhe janë lënë në një kosh mbeturinash, por kjo pasi u bënë këto foto kompromentuese.
Në fletët e Gajardos duket se ishte shkruar i gjithë programi javor i punës së river Plejti, disa skema sulmi dhe një ide surprizë; ajo e aplikimit të mbrojtjes me 3 lojtarë. Janë këto informacione ose indikacione për formacionin që mund të zbresë në fushëm e lojës nga River Plejt që në ndeshjen e parë barazoi 2-2 në La Bombonera. vlen të theksohet se në finalen e Kupës Libertadores, gjithcka do të nisë nga rezultati 0-0 pasi rregulli i golit në fushë kundërshtare nuk vlen.
Por jo vetëm kaq, duket se mes gjërave të vjedhura rezultiojine edhe bileta e avionit për në Irak dhe ajo për ndeshjen miqësore mes Brazilit dhe Argjentinës, si dhe një kalendar me datat e gjysmëfinaleve të Kuoës së Ligës që River Plejti do të luajë ndaj Himnasia La Plata.
E gjithë kjo histori duket si një vepër e kryer nga një tifoze spiune e Boka Xhuniors për të nxjerrë zbuluar Gajardon. Por ky i fundit ende nuk e ka konfirmuar lajmin, madje së fundmi në rrjetet sociale po flitet gjithnjë e më shumë se ky është një skenar i arkitektuar në perfeksion nga vetë River Plejti për të ngatërruar Boka Xhuniors dhe për t’i krijuar akoma më shumë dyshime trajnerit Gijermo Barros Skeloto.
sfidanti.al