Kush tha se Berisha gabon vetëm me Kombëtaren , jo me Atalantën!

Kur gabon Etrit Berisha, gafat e tij janë ..cilësore! Edhe pse pas ndeshjeve miqësore me Kosovën dhe Ukrainën, portieri “u respektua” pa marrë kritikën e duhur për reagimin e vdekur tek golat, në një skenë tjetër do të vinte ndëshkimi. Në ndeshjen për Europa Ligë me Sarajevon ka ndodhur një skenë habie, nga ato që hedhin poshtë teorinë se Berisha ka hapesirë për të gabuar kur është me Kombëtaren dhe jo me klubin Italian. Ajo që ka ndodhur ne Europa Lige, do të ketë një shije tjetër. I ka mjaftuar vetëm 5 minuta Sarajevos për të barazuar ndeshjen, e cila dukej e mbaruar dhe heroi i keq, pikërisht në thellësi të ndeshjes, nga fundi, Etriti shpiku gafën në bashkëpunim me mbrojtësin e tij, duke i befasuar pa masë edhe kundërshtarët..
Edhe pse kritika thekson reagimin e përgjumur të Atalantës që shënoi 2 gola në pjesën e parë dhe dorëzoi armët në të dytën, portieri Berisha nuk ka fatin e bardhë që të anashkalohet siç ka ndodhur në median e vendit të tij. “ Si mund ta bëjë Berisha këtë dhuratë amatoreske “ – shigjetohet pas ndeshjes portieri Berisha, për të cilin thuhet se i duhen me shumë shqisa për të siguruar jetën poshtë shtyllave.
Sfidanti.al