Pendesë e mbrojtësit apo e klubit? Ç’ne Bonuçi po kthehet te Juventusi..

Informacionet se Leonardo Bonuçi do që të kthehet te Juventusi vetëm një vit, pasi iku me zhirmë nga klubi torinez për te Milani, po bëhen gjithnjë e më të besueshëm, ndërkohë që mbrëmë ato u konfirmuan edhe nga menaxheri i përgjithshëm i Juves, Bepe Marota, që, lidhur me spekulimet e fundit të përhapura në media u deklaroi gazetarëve:
“Leonardo ka shprehur dëshirën që të kthehet dhe ne nuk kemi asgjë kundër, por, sidoqoftë, bisedimet janë të komplikuara. Ne iu ofruam atyre Higuainin, por nuk pati rezultat, ndërsa nuk ka shanse që Kaldara të shkoi te Milani”, vuri në dukje Marota.
Sfidanti.al