Kthehet Pirlo tek Italia e Mançinit, do të ringjallet fantazia…

Ish-pjesëtari i përfaqësueses së Italisë Andrea Pirlo do të jetë përsëri midis “axurëve”, por tani si një nga asistentët e trajnerit Roberto Mançini. Media italiane që kishte paralajmëruar kthimin e ish-futbollistit të Milanit dhe të Juventusit në përfaqësuesen italiane, tani edhe zyrtarisht e konfirmoi bashkëpunimin e Pirlos me kombëtaren e Italisë. Parashikohet që legjenda italiane e futbollit të japë kontributin e vet që “axurët” të kthehen në skenën e madhe të futbollit botëror.

Pirlo (39 vjeç) i tha lamtumirën e fundit karrierës së tij si futbollist aktiv dhe klubi i fundit, me të cilin ai luajti, ishte Nju Jork Siti. Më parë, ai ka luajtur me Juven, Milanin, Interin, Breshën dhe Rexhinën. Me përfaqësuesen e Italisë ai ka zhvilluar 116 ndeshje, duke shënuar 13 gola.
Sfidanti.al