Donin kokën e Tites në gijotinë për dështimin e Brazilit në Botëror…

Trajneri aktual i përfaqësueses së Brazilit dhe koordinatori i saj nënshkruan kontrata të reja bashkëpunimi me federatën braziliane të futbollit. Eliminimi para kohe, që në çerekfinale të Kupës së Botës Rusi-2018, bëri që shumëkush të konsideronte se trajneri dhe koordinatori i “kariokave” do të detyroheshin që të largoheshin nga postet e tyre, por federata e mësipërme vendosi që ata ta vazhdojnë punën e tyre.
Tite dhe Edu Gashpar do të qëndrojnë në pozitat e tyre deri në kampionatin e ardhshëm botëror të Katarit më 2022, njoftoi dje federata e futbollit të Brazilit, kështu që pritet që tandemi (dyshja) i lartpërmendur të nisë përgatitjet për ciklin e ri kualifikues.
Brazili ndeshjet e para miqësore do t’i zhvillojë në shtator dhe ekipet, me të cilët ai do të luajë, do të zgjidhen në bashkëpunim me Titen dhe Gashparin.
Sfidanti.al