Kur një femër e vetme telendis “burrat e ngujuar” të Asamblesë…

Sa herë që vijnë Asambletë, qofshin të mëdha, të zakonshme, apo të pazakonshme, rajonale apo..plateale, plagët e futbollit nisin të kutërbojnë. Kjo e fundit, e djeshmja,e kishte emrin Asambleja Rajonale e Tiranës dhe ajo që ka ndodhur ishte si kalcifikim i lojës së vjetër hileqare, nga ato me rofeshta financiare , që bëjnë në FSHF kur vjen puna tek dekumentacioni…

Çfarë ka ndodhur? Një gjë fare e vogël: Shoqata në fjalë nuk u kishte dërguar matetrialet e plotë të gjithë antëraëve. Dhe një anëtar “armik”, si Akademia Football Republic” , më modernja dhe më e ndëshkuara nga FSHF-ja, që përfaqësohej nga bashkëshortja e Redi Jupit, Vivian Jupi, ngriti pyetjen që habiti të pranishmit :përse raporti financiar nuk është vertifikuar nga një ekseprt siç e ka “ligji i shoqatës”?

A e dini çfarë përgjigje doli në dritë? “ Bëni gati ginesin ! “Paratë janë të FSHF-së dhe ajo i kontrollon vetë”. Tamam si në kohën e piramidave, kur ata thonin me të madhe se “jemi shtet brënda shtetit”, edhe piramidalët e futbollit..”ndihen të vjedhur” kur dikush i pyet se ç‘bëhet me paratë e futbollit..

Një Shoqatë si kjo Rajonale, që tundet dhe shkundet sikur është e pavaruar dhe e virgjër , që nuk gjen dot sallë tjetër veç asaj të Federatës, dhe që në fund vuloset dhe firmoset nga “dora në allçi” , nga të cilat gjen me shumicë në FSHF, mund t’i shpëtojë ndëshkimit të Gjykatave, është telendisur nga një femër e vetme në sallë, që në fakt, per ironi te situatës, dukej si “burrë mes femrave” për nga sensi i kurajos…

Sfidanti.al